Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, e ka refuzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, se duhet të bashkëpunojë me partinë e Brexit-it të Nigel Farange në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Johnson tha se është mirënjohës për këshillën e dhënë, por se nuk dëshiron të bëjë pakte parazgjedhore.
Presidenti i Amerikës Donald Trump, ditë më parë kishte thënë se Farage dhe Johnson do të ishin “një forcë e pandalshme”.
Në anën tjetër, Farage kishte kërkuar nga kryeministri Johnson që të tërhiqet nga marrëveshja për Brexit-in dhe të bashkohen në një aleancë të përbashkët të largimit.
Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, pas shtyrjes edhe një herë të afatit për largim nga Bashkimi Evropian deri më 31 janar 2020./Gazeta Sinjali/