Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kryeministri sot do të takojë disa prej përfaqësuesve të huaj, raporton Gazeta Sinjali.
Në orën 11:30, Kurti e pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Në mesditë, në orën 13:00, Kurti do ta takojë takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Agjenda në mesditë do ta vazhdojë me shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova. Takimi do të mbahet në orën 14:00.
Ndërsa, ditën e sotme do ta përfundojë me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz në ora 15:15./Gazeta Sinjali/