Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur një mbledhje me video konferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz dhe me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Rama përmes një postimi në Facebooj, ka shkruar se Shqipëria ka vepruar shpejt e saktë në marrjen e masave shtrënguese dhe ndërkohë që lufta vazhdon, plani ekonomik i reagimit ndaj pasojave po merr formë.
Video-konferenca ka të bëjë me garantimin e aksesit të vendeve të rajonit në tregun evropian për importe mjekësore gjatë luftës me virusin.
Gjithashtu është folur dhe për mbledhjen e Këshillit Europian që do të mbahet javën e ardhshme dhe do të diskutohet për vendimmarrjen për hapjen e negoicatave anëtarësimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./Gazeta Sinjali/