image Kryemadhi: Gabova që nuk i besova Metës për Bashën

Shqipëri

Kryemadhi: Gabova që nuk i besova Metës për Bashën

news image

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se ndihet në faj vetëm për një aspekt për marrëdhënien e LSI me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Pikërisht se nuk i besoi Ilir Metës, i cili ka qenë skeptik për bashkëpunimin me Lulzim Bashën.

Kryemadhi tha se Lulzim Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Po ashtu, sipas kryetares së LSI, Lulzim Basha shkeli marrëveshjen për të dalë me kandidatë të përbashkët në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.

“Nuk dua të merrem me të shkuarën. Ndihem fajtore që nuk i besova Ilir Metës në lidhje me Lulzim Bashën. Gënjeshtra është standard jetese për të. Që nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lufta që nuk do të dorëzonte godinat, të gjitha janë një-pas tjetrës. Nuk është normale që të nxjerr mesazhet me aleatët tonë. Se si Basha nuk donte ta firmoste marrëveshjen e 5 qershorit”, tha ajo në new24.

“Po të vijmë tek një listë, ne ramë dakord për të patur kandidatë të përbashkët. E lamë që Hajri Laci do të jetë i treti në Dibër dhe Basha tha më jep një grua. Edhe në Gjirokastër ramë dakord dhe në fund të ditës nuk ndodhi asgjë. Në Kukës LSI i qëndroi korrekt. Edhe sot po presim që të fillonim fushatën e përbashkët për 25 prillit. Ka qenë një situatë që duam apo s’duam slogani nuk ishte Shqipëria Fiton, por Basha Fiton. Isha fajtore që i dhashë besën një të pabesi”, shtoi Kryemadhi./GazetaSinjali/