Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpret nesër në Kosovë, Olta Xhaçka, ministre për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
Gërvalla dhe Xhaçka, do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do kenë një prononcim për media.
Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në këtë institucion duke filluar nga ora 09:15.