image Abazoviq arrin në Prishtinë, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin (VIDEO)

Kosovë

Abazoviq arrin në Prishtinë, pritet të takohet me Osmanin dhe Kurtin (VIDEO)

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka arritur në Kosovë ku pritet të zhvillojë një vizitë 3-ditore, që nga nesër, shkruan Gazeta Sinjali.

Abazoviq gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe me zyrtarë të tjerë.

Ndërsa, gjatë takimit me kryeministrin Kurti pritet që të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Video: Venhar Isufi

/GazetaSinjali/