image Kryediplomati rus të martën shkon në Serbi, pritet nga Vuçiq

Rajon

Kryediplomati rus të martën shkon në Serbi, pritet nga Vuçiq

news image

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov do ta vizitojë Beogradin të martën. Sipas mediumit serb “Tanjug”, Lavrov do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas takimit të përbashkët, Vuçiq dhe Lavrov pritet t’i drejtohen publikut.

Përveç me Vuçiqin, në agjendën e tij kreu i diplomacisë ruse ka edhe takimin me kolegun e tij serb, Nikola Selakoviq.

Ai, siç bëjnë tradicionalisht zyrtarët rusë, do ta vizitojë monumentin e Çlirimtarëve të Beogradit dhe do ta vizitojë po ashtu tempullin e “Shën Savës” dhe do të vendosë një kurorë lulesh në varrin e patriarkut serb, Irinej.

Kjo është një vizitë që fillimisht ishte planifikuar për në fund të tetorit, por ministri rus u dërgua në vetizolim pak para udhëtimit, për shkak të kontaktit me një person të infektuar me koronavirus. Atëkohë të gjitha vizitat dhe takimet e planifikuara u shtynë./Gazeta Sinjali/