image Kryediplomati i Kroacisë për modelin kroat rreth Asociacionit: Është i suksesshëm dhe mund të shërbejë si shembull

Politikë

Kryediplomati i Kroacisë për modelin kroat rreth Asociacionit: Është i suksesshëm dhe mund të shërbejë si shembull

news image

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, është deklaruar pas takimit me homologen kosovare Donika Gërvalla.

Radman në një konferencë të përbashkët me Gërvallën, theksoi se kanë biseduar për temat e fundit politike dhe dialogun e Kosovës me Serbinë.

Ndër të tjerash, Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ka folur edhe lidhur me Asociacionin.

Ai është pyetur për modelin kroat, teksa ka thënë se ka rezultuar me sukses. Megjithatë ka theksuar se ka edhe modele të tjera nëpër botë.

“Ky model ka rezultuar me sukses, por ekzistojnë model të shumta në botë, por sa mund të përshtatet varet edhe nga shtetet. Kjo është çështje e brendshme, por ne e mbështesim çdo rezultat, çdo marrëveshje dhe Kroacia vetëm mund ta mbështes çdo qasje që ka synim marrëveshje ku të dyja palët janë të kënaqura”, tha ai.

“Kur flasim për modelin të quajtur kroat, është model që është promovuar përmes ligjit kushtetues për të drejtat e pakicës. Si model është i suksesshëm si i tillë dhe ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht që ishte i vlerësuar dhe i lidhur me qasjen tonë në BE, ky model ka rezultuar me sukses për ne. Por për të gjithë ata që dëshirojnë ekzistojnë shumë të tjerë. Ne mbështesim çdo rezultat dhe marrëveshje që është rezultat i dakordimit”.

“Më vjen mirë që Kroaci merret si model, natyrisht është bukur të dëgjohet. Kroaci ka arritur të gjitha pietetet e saj në politikën e jashtme. Qëllimi i sotëm këtu është forcimi i marrëdhënieve biletare dhe avancimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Është me rëndësi stabiliteti rajonal dhe dialogu brenda shteteve të Ballkanit. Kur flasim për modelin kroat mund të flasim që ky model është promovuar përmes Ligjit kushtetutës për të drejtat e pakicave dhe ndoshta mund të shërbej si model”, theksoi kryediplomati kroat.

/GazetaSinjali/