Pas takimit me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani, ministri i jashtëm grek, Dendias është takuar edhe me homologen e tij në Kosovë, Donika Gërvalla.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Dendias në rrjete sociale.
“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.
Temë kryesore e të gjitha takimeve ka qenë dialogu dhe takimi i 18 marsit në Ohër mes Kurtit e Vuçiqit.