image Kryediplomati amerikan shtyen vizitën e planifikuar në Ukrainë

Botë

Botë/ Kryediplomati amerikan shtyen vizitën e planifikuar në Ukrainë

news image

Kryediplomati amerikan, Mike Pompeo, ka shtyrë një vizitë të planifikuar në Ukrainë për të “monitoruar situatën” në Irak, njoftoi sonte Ministria e Jashtme e SHBA-së.

Pompeo shtyu një turne botëror gjatë së cilës përveç Ukrainës, do të vizitonte edhe Bjellorusinë, Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Qipron. Vizita e tij u planifkua të bëhej pas sulmeve të së martës të protestuesve pro-iranianë mbi ambasadën amerikane në Bagdad.

Ndryshe, protestuesit pro-iranianë të mbledhur pranë Ambasadës së SHBA në Bagdad u tërhoqën sot. Marinsat amerikane që ruanin ambasadën më herët sot qëlluan me gaz lotsjellës në qindra paramilitarë të mbështetur nga Irani dhe përkrahësit e tyre u mblodhën jashtë ndërtesës.

Më vonë, ushtarët irakianë, policia federale dhe njësitë elitare kundër terrorizmit u vendosën përgjatë gardhit midis protestuesve dhe kompleksit të ambasadës. Nuk kishte asnjë konflikt apo tension midis forcave të sigurisë irakiane dhe protestuesve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për sulm të ambasadës në Bagdad, ndërsa autoritetet iraniane kanë mohuar çdo përfshirje./Gazeta Sinjali/