image Krujë: E zë rryma, vdes elektricisti

Shqipëri

Krujë: E zë rryma, vdes elektricisti

news image

Një 40-vjeçar ka vdekur mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi i njëjti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se viktima me inicialet I.C. po punonte për të riparuar një defekt në shtëpinë e shtetasit me iniciale F.K. kur e ka zënë korrenti, duke e lënë të pajetë në vend.

Nuk dihet nëse 40-vjeçari ishte i specializuar për të kryer punime në rrjet dhe nëse kishte marrë masat e duhura mbrojtëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Gazeta Sinjali/