image KRU ‘Prishtina’ thirrje publike operatorëve ekonomik: Para se të ndërhyni në rrjet, na njoftoni

Kosovë

Njoftim/ KRU ‘Prishtina’ thirrje publike operatorëve ekonomik: Para se të ndërhyni në rrjet, na njoftoni

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga kompanitë e tjera që të mos ndërhyjnë pa e njoftuar KRU “Prishtina”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga operatorët ekonomik si, KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që paraprakisht ta njoftojnë KRU “Prishtina”, në rast se kanë ndonjë ndërhyrje urgjente.

“Kërkojmë nga Operatorët ekonomik, si KEK-u, KEDS-i, PTK, NP Termokos, që nëse gjatë kësaj periudhe e kanë të domosdoshme intervenimet në rrjetin e tyre , kërkojmë që të njoftojnë paraprakisht KRU”Prishtina” , ngase po hasim në probleme, e sidomos kur bëhet fjalë për intervenimet që si shkak mund të ndodhë ndërprerja e energjisë elektrike e që mund të çrregullojë në masë sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm, rast konkret në lagjen Mati 1 në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kjo thirrje publike nga KRU “Prishtina” është bërë pasi që në Lagjen Mati 1 në Prishtinë është çrregulluar furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve që janë bërë./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/photos/a.590959601051669/1548510695296550/?type=3&theater