Kompania Rajona e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se niveli i ujit në liqenin e Batllavës ka pësuar ngritje pas reshjeve atmosferike të borës më 4 dhe 5 shkurt.
KRU “Prishtina”, përmes një postimi në Facebook, njofton se përkundër Liqenit të Batllavës që ka shënuar ngritje të nivelit të ujit, ai i Badovcit e ka ruajtur nivelin e mëhershëm, që do të thotë se nuk ka pasur as rënie e as ngritje, transmeton Gazeta Sinjali./GazetaSinjali/