image KRU "Hidromorava" njofton se cilat lagje të Gjilanit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në 7 orë

Sociale

KRU “Hidromorava” njofton se cilat lagje të Gjilanit nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në 7 orë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa lagje te komunës së Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues nga ora 08:00 deri në orën 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

“Ndërprerje do të ketë në lagjet: Idriz Seferi, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/