Kombëtarja e Kroacisë u përball me Skocinë në kuadër të ndeshjes së tretë të grupit, shkruan Sinjali Sport.
Ballkanasit kanë realizuar fitoren e parë në këtë evropian me rezultat 3-1 ndaj Skocisë.
Nikola Vlasic me një gol, Luka Modric e Ivan Perisic më nga një tjetër dhe nga një asistim mbyllën ndeshjen për triumfin e kroatëve.
Callum McGregor realizoi golin e vetëm për “vendasit”.
Finalistja e botërorit të 2018, Kroacia me këtë fitore ka arritur kualifikimin për në raundin tjetër nga pozita e dytë.
Në anën tjetër britanikët mbyllin turneun me një pikë.
Në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” është luajtur ndeshja.