image Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë dhe 6 anëtarë të personelit të Ambasadës në Zagreb

Rajon

Kroacia i dëbon 18 diplomatë rusë dhe 6 anëtarë të personelit të Ambasadës në Zagreb

news image

Kroacia ka dëbuar 18 diplomatë rusë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe teknik, tha të hënën ministria e jashtme.

Kroacia i dorëzoi të hënën një notë ambasadorit rus në Kroaci Andrej Nesterenko, duke informuar Rusinë për reduktimin e numrit të personelit diplomatik dhe administrativo-teknik në ambasadën ruse në Zagreb.

“Është kërkuar që 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të stafit administrativ dhe teknik (gjithsej 24 punonjës) të Ambasadës së Federatës Ruse në Republikën e Kroacisë të largohen nga Republika e Kroacisë”, thuhet në deklaratë.

Kroacia i është bashkuar kështu një numri shtetesh evropiane – Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja e të tjera. Po ashtu Sllovenia fqinje dëboi 33 diplomatë.

Sot, Ministria e Jashtme dënoi edhe një herë “me forcë” “agresionin brutal kundër Ukrainës dhe krimet e shumta të kryera.

Pala ruse përsëriti thirrjen e saj për një ndërprerje urgjente të aktiviteteve ushtarake dhe tërheqjen e trupave ruse nga i gjithë territori i Ukrainës, si dhe sigurimin urgjent të rrugëve të evakuimit për popullatën dhe dërgimin e ndihmave humanitare”, thuhet në deklaratë, shkruan jutarnji.

Kroacia gjithashtu ka kërkuar dhe pret që Rusia të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për krimet.

/GazetaSinjali/