image Kroacia goditet edhe nga një tërmet

Evropë

Kroacia goditet edhe nga një tërmet

news image

Një tjetër tërmet e ka goditur Kroacinë, raporton EMSC, përcjellë Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave, ky tërmet ishte me magntitudë, 3.5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra ishte me 18 kilometra në perëndim të qytetit kroat, Sisak.

EMSC e regjistroi edhe një tjetër tërmet para këtij. Rreth orës 9 ishte një tërmet i vogël me 2 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 21 kilometra në juglindje të Varazdinit.

Shtëpi të rrafshuara, çati të shkatërruara dhe dëme në strukturat e ndërtesave, janë vetëm disa nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Kroacinë dje. Më i dëmtuari ishte fshati Petrinja në afërsi të kryeqytetit, Zagreb.

Tërmeti ua mori jetën të paktën 7 personave dhe i la të plagosur mbi 20 të tjerë. Lëkundjet e fuqishme u ndjenë edhe në shtetet fqinje.

/GazetaSinjali/