image Kroacia eliminon Brazilin, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Futboll

Kroacia eliminon Brazilin, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

news image

Kroacia ka arritur që ta eliminojë Brazilin, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit në Katar.

Kroatët triumfuan pas ekzekutimit të penalltive 4:2.

90 minutat përfunduan pa gola, ndërsa pas 120 minutave në shtesa u realizuan 2 gola. Neymar kaloi në avantazh Selecao në 105′, ndërsa Petkovic barazoi shifrat në 117′.

Brazili pati dominimin sidomos në pjesën e dytë, por mbrojtja kroate ishte solide.

Tashmë, në gjysmëfinale Kroacia do të presë fituesin e çiftit Holandë-Argjentinë e cila nis sot në mbrëmje në 20:00. 

/GazetaSinjaliSport/