image Kroaci/ Zjarr i madh në afërsi të Trogir

Rajon

Kroaci/ Zjarr i madh në afërsi të Trogir

news image

Një zjarr ka shpërthyer në vendbanimin Seget Gornji, pranë Trogir që po përhapet në lindje dhe veri, si pasojë e këtij zjarri për rreth një orë masa e ndalimit të uljes së aeroplanit në aeroportin e Splitit ishte në fuqi, raporton Hina, transmeton Gazeta Sinjali.

Kontrolli kroat i fluturimit vlerësoi se për shkak të këtij zjarri, zona e uljes ishte e pasigurt, kështu që ulja u ridrejtua për rreth një orë, dhe tre aeroplanë u ulën në aeroportin e Zarës dhe një Zagreb”, tha Mate Mevlan nga aeroporti në Split.

Sipas Mate Mevlan dy linjat ajrore e shtynë ngritjen e tyre për nesër në pasdite. /GazetaSinjali/