image Kroaci: Përfshihet në një aksident autobusi me targa shqiptare, ka edhe të lënduar

Rajon

Kroaci: Përfshihet në një aksident autobusi me targa shqiptare, ka edhe të lënduar

news image

Mediat kroate raportojnë se një autobus me targa shqiptare është përfshirë në një aksident gjatë ditës së sotme në Kroaci, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave, mësohet se nga aksidenti disa nga pasagjerët u plagosën lehtë, por nuk kanë rrezik për jetë.

Ky aksident ka ndodhur në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.

Kurse, zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin tha se “Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit.”

Tutje, shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ardhur në ndihmë personave të plagosur. /Gazeta Sinjali/