image Krizë në martesën e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit?

Bota e Yjeve

Showbiz/ Krizë në martesën e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit?

news image

Çifti i famshëm i showbizit shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, siç duket nuk janë duke kaluar momentet më të mira bashkëshortore.

Burime të portalit shqiptar “Dosja.al”, kanë treguar se dy vite pas martesës, çifti po kalon një krizë.

Mësohet se dëshira e Marinës për t’u kthyer në ekran ka sjellë probleme në çift, pasi Getoari nuk e do një gjë të tillë.

Prej javësh dyshja nuk janë parë bashkë dhe tashmë as nuk i pëlqejnë më postimet njëri-tjetrit në rrjetin social, Instagram.

Për këto deklarata nuk kanë reaguar dyshja dhe mbetet të shihet se çfarë aktualisht është duke ndodhur mes tyre.

Kujtojmë që çifti u kurorëzuan para dy viteve dhe dasma e tyre në Gjirin e Lalzit, u bë kryefjala e të gjitha mediave./Sinjali/