Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala sot do të mblidhet sërish.
Kësaj radhe, diskutimi do të jetë rreth vazhdimit të punës së Komisionit pas rrethanave të reja të krijuara lidhur me shpërndarjen e Kuvendit. Kujtojmë se me vendim të të gjitha partive parlamentare është ftuar seancë për shpërndarjen e Kuvendit me datë 22 gusht.
Kjo do të thotë se vendi shumë shpejtë do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Mbledhja e këtij komisioni mbahet prej orës 10:00.