Dy komisionet hetimore të energjisë të themeluara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pritet të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e vendit, do fillojë në orën 10:00 me intervistimin e Kryeshefit Financiar në KESCO, Ermal Koci dhe më pas me intervistimin e Kryeshefit Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan.
Kurse Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, më fillim në ora 11:00, do të fillojë intervistimin e dëshmitarëve që kane udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008. Do të intervistohen Ymer Dragusha, Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi.