image Kriza energjetike/ Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

Politikë

Kriza energjetike/ Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

news image

Nesër (e martë), me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një dokumenti, që e ka siguruar Sinjali, shihet se në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.

Për thirrjen e kësaj seance kanë nënshkruar 40 deputetë, të gjithë nga radhët e Vetëvendosjes.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendim për masat emergjente, të cilat pritet të zgjasin deri në 60 ditë, por njëherë duhet të miratohen nga deputetët e Kuvendit.

/GazetaSinjali/