image Kriza ekonomike mbylli afro 20 mijë biznese

Biznes

Kriza ekonomike mbylli afro 20 mijë biznese

news image

Më shumë se 20 mijë biznese llogariten se janë mbyllur nga viti 2020 deri në 2021-ën, shkaku i pandemisë COVID-19, ndërsa më shumë se 15 mijë punëtorë mbetën pa punë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se rënie ekonomike në Kosovë ka shumë fajtorë, duke nisur nga politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime.

“Numri i mbyllur i bizneseve asnjëherë nuk dihet i saktë, për shkak se procedurat e mbylljes janë të rënda saqë njerëzit heqin dorë nga tentimi për të mbyllur bizneset në formë institucionale. Sipas statistikave tona viti 2021 është vit i rëndë por jo më i rëndë se 2020 ku na atë kohë u mbyllën mbi 20 mijë biznese, në kohë të vitit 2021 janë mbyll mbi 5 mijë biznese që kjo mbyllje disa janë mbyll zyrtarisht, disa kanë pushu aktivitetin duke prit dit më të mira, dhe disa e kanë lënë biznesin se ndoshta do të vije ndonjë investitor. Vitin e kaluar kanë mbetur pa punë mbi 15 mijë punëtorë”.

Ai tutje tha se: “Tregu i punës në Kosovë është duke kërkuar çdo ditë të profesioneve. Edhe pse kemi rreth 40 për qind të pa punë ka kërkesë të vazhdueshme për punëtorë profesional. Rritja ekonomike këtë vit do të jetë prapë plus, por do të jetë rënia më e madhe në historinë e pasluftës në krahasim me vitin 2021″.

Sipas tij kjo rënie ekonomike ka shumë fajtorë, si politikat jo të favorshme për investime, burokracia, klima për investime dhe mungesa e promovimit për investime, kriza globale që e ka prek edhe Kosovën.

“Kosova është vend i sigurte për investime, por ikja e disa investitorëve nga Kosova po e promovon të kundërt,  vitin e kaluar kemi pasur ikje të investitorëve nga Kosova e që kjo e ka dëmtuar imazhin e vendit”.

Shahini ka folur edhe për pagën minimale në Kosovë, me ç’rast jashtë saj mbetën veteranët e UÇK-së. Sipas statistikave të tyre, paga minimale do të duhej t’i kishte 180 milionë euro në qarkullim, raporton EO.

“Qeveria e vendit nuk ka bërë asgjë të rikthej imazhin përmes sjelljeve të reja të investitorëve të ri në vend, dhe kjo e ka bërë që vendi jon të varet nde nga investimet e jashtme. Paga minimale sipas statistikave të AKB-së do të duhej të kishte një buxhet rreth 180 milionë euro në qarkullim para, kjo duke përfshirë edhe veteranët, dhe Qeveria ka bërë një gabim të madh që i ka përjashtuar veteranët e që kanë qenë pjesë e pagës minimale, kurse me këtë projektligj tashmë janë vetëm sektori privat e që në shumicën e rasteve nuk ka qenë problem, problemi ka qenë tek ndërmarrjet mikro e që në Kosovë ka shumë”, ka thënë Shahini.

/GazetaSinjali/