Ka humbur jetën drejtuesi konservator i radios nga Tenesi, Phil Valentine që kishte kritikuar vaksinimin dhe mbajtjen e maskës.
Ai vdiq të shtunën në një spital të Nashville, pas disa javësh duke luftuar me COVID-19. Vdekja e Phil Valentine u raportua të shtunën pasdite nga stacioni i tij, SuperTalk 99.7 WTN.
“Ne jemi të trishtuar të raportojmë se mikpritësi dhe shoku ynë Phil Valentine ka vdekur. Ju lusim të mbani familjen e Phil Valentine në mendimet dhe lutjet tuaja” ka shkruar stacioni në Twitter.
Përmes një postimi në Facebook, 61 vjeçari bëri të ditur në korrik se u infektua me COVID-19
Përderisa ka folur për përvojën e tij me koronavirusin, ai përshkroi kollitjen, mbingarkesën dhe lodhjen për të cilat tha se dhëmbin shumë.
Valentine gjithashtu këshilloi dëgjuesit të vaksinoheshin, por ai shtoi se kishte disa alternativa shumë efektive për imunizimin, raporton Theguardian, përcjellë Gazeta Sinjali.
Familja e tij kanë deklaruar atëherë se Phil donte që dëgjuesit e tij të dinin se ai kurrë nuk ka qenë kundër vaksinimit dhe se pendohet që nuk ishte pro shumë më ashpër.
Në këtë deklaratë familja gjithashtu u bënte thirrje dëgjuesve që të luteshin për Valentine dhe i lusnin ata të vaksinoheshin. /GazetaSinjali/