image Kritikat nga Kosova e Serbia për njëanshmëri, Lajçak: Kjo tregon që jam diku në mes

Politikë

Kritikat nga Kosova e Serbia për njëanshmëri, Lajçak: Kjo tregon që jam diku në mes

news image

Emisari i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka thënë se kritikohet, herë se e mban shumë anën e Kosovës e herë se ia mban anën Serbisë. Megjithatë ai thotë se këto kritika për mbajtje anësh, tregojnë se ai qëndron diku në mes, ashtu siç duhet.

Teksa ka folur për krizën në veri të Kosovës, ai ka thënë se situata është e tensionuar dhe mund të ndodhin provokime.

Prandaj sipas tij de-përshkallëzimi është çështje kyçe për BE-në, në mënyrë që të kthehet normaliteti dhe BE-ja t’i kthehet punës për të ndërmjetësuar procesin në aspektin politik dhe për të mos u marrë me çështje sigurie.

 “Më kritikojnë se jam më shumë në anën e Prishtinës sesa të Beogradit, por më kritikojnë edhe se jam më shumë në anën e Beogradit se sa të Prishtinës. Besoj se tregon se jam diku në mes, ashtu siç duhet. Jemi shumë të shqetësuar për situatën. Kemi pasur qindra apo mijëra njerëz në rrugë për më shumë se një muaj. Kemi pjesëtarë të Policisë Speciale të Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it. Kjo është një situatë që tregon qartë se mund të ndodhin provokime. Kemi një atmosferë shumë të tensionuar. Kjo është arsyeja pse de-përshkallëzimi është një çështje kyçe për ne. Që njerëzit t’i kthehen jetës së tyre, dhe ne të kthehemi në punën tonë dhe të merremi me çështje politike, jo me çështje sigurie”, ka thënë Lajçak.

/GazetaSinjali/