Keisi Medini dhe Krist Dragot u njohën brenda “Big Brother VIP Albania”, u pëlqyen, lidhën e më pas u ndanë po aty.
Pas përfundimit të eksperiencës, këngëtarja u shpreh se do e priste mirëpo mesa duket ndryshoi mendje rrugës.
Edhe Kristi ka bërë deklarata të ndryshme, që nga fakti se s’do kthehen më bashkë dhe e ka mbyllur atë kapitull me Keisin.
E kur menduam se mes tyre çdo gjë mori fund, dy ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri shfaqen bashkë.
Shkak u bë një event që i detyroi të qëndrojnë në të njëjtin ambient. Aty, Ronaldo Sharka ka mundur t’i filmojnë teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pse dallohet distanca mes tyre.