Një javë pas vendosjes së karantinës së ashpër në Britani, janë raportuar të paktën triepisode të dhunës brenda famijes që kanë përfunduar me vrasje. Nëna, babai dhe dy vazjat e vogla të çiftit së bashku me qenin e tyre janë gjetur të vdekur në shtëpi, në atë që dyshohet si një vrasje-vetëvrasje gjatë karantinës së koroanvirusit.
Kelly Fitzgibbons, 40 vjeçe, burri i saj Robert Needham, 42 vjeç dhe vajzat e tyre Ava, pesë vjeçe, e Lexi, tre, vdiqën në shtëpinë e tyre në qytezën e Woodmancote, West Sussex.
Policia ka nisur hetimet për vrasje por thotë se nuk po kërkon për persona të tjerë pasi sugjeron se ndërtuesi Robert Needham mund të ketë vrarë familjen e tij para se të vriste veten.
Çifti jetonin në shtëpinë e madhe të nënës së Needham, 77 vjeçares Maureen, thanë fqinjët. Vdekjet e tmerrshme vijnë disa ditë pasi familja postoi foto të lumtura teksa shijonin një shëtitje së bashku në të cilën Fitzgibbons komentonte: “Jam e dashuruar me vajzat e mia”.
Robert Needham po ndërtonte një shtesë për familjen e tij në shtëpinë e nënës Maureen në zonën piktoreske periferike. Fqinjët i përshkruanin ata si të sjellshëm e të shoqërueshëm.
“Ishin një famije normale, e lidhur me njëri-tjetrin, por jo shumë normal. Besoj se Robert e Kelly do të banonin në njërën ndarje të shtëpisë së madhe, dhe Maureen në anën tjetër. Nuk kam parë ndonjëherë shenja mosmarrveshjesh mes tyre. Nëna e tij Maureen ka të afërm në Manchester e Londër dhe besoj se ndodhet atje”, tha një nga fqinjët.
Autoritetet në Britani kanë paralajmëruar për rritje të dhunës shtëpiake gjatë perudhës së karantinës së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/