image Krijohet linja telefonike “Kthehu gjallë nga Ukraina”: Kanë ardhur qindra telefonata

Evropë

Krijohet linja telefonike “Kthehu gjallë nga Ukraina”: Kanë ardhur qindra telefonata

news image

Ukraina ka krijuar një linjë telefonike për anëtarët e familjeve të ushtarëve rusë, raporton BBC.

Kyiv Independent raporton se në këtë linjë telefonike kanë ardhur “qindra telefonata”.

Shërbimi quhet “Kthehu gjallë nga Ukraina” dhe u nis të shtunën nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

“Në këtë linjë telefonike mund të mësoni nëse të afërmit tuaj janë ende gjallë, të zënë rob, të lënduar dhe mund të vendosni se kur dhe si ta merrni trupin e të afërmit tuaj të ndjerë”, tha një zyrtar ukrainas.

/GazetaSinjali/