image Kreu i NATO-s bën thirrje për unitet në luftën kundër ISIS-it

Botë

Botë/ Kreu i NATO-s bën thirrje për unitet në luftën kundër ISIS-it

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje vendeve aleate të qëndrojnë unike në luftën kundër grupit ekstremist Shtetit Islamik (ISIS).

Ndarjet në aleancën ushtarake janë shfaqur pasi Turqia, si anëtare e NATO-s, filloi ofensivën e saj në Siri, gjatë javës së kaluar.

Qeveritë e disa vendeve të BE-së e kanë kërcënuar me sanksione Ankaranë.

“Ne nuk duhet të rrezikojmë arritjet që kemi bërë kundër armikut tonë të përbashkët”, tha

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Turqia është e rëndësishme për NATO-n. Ne rrezikojmë të dëmtojmë unitetin që na nevojitet në luftën kundër Shtetit Islamik”, tha më tutje, Stoltenber.

Ofensiva turke në veri të Sirisë kundër luftëtarëve kurdë, po kritikohen në masë të madhe.

Kurdët e Sirisë kanë qenë aleatë të Perëndimit në luftën kundër militantëve të IS-it, mirëpo Turqia i konsideron ata terroristë.

Ankaraja zyrtarë po synon krijimin e një zonë të sigurtë në veri të Sirisë, në mënyrë që, siç thotë, të kthejë miliona refugjatë sirianë që gjenden në territorin turk.

Autoritetet turke kanë kërcënuar vendet evropiane se mund të hapin portat dhe të drejtojnë këta refugjatë për në vendet evropiane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar “ndërprerjen e menjëhershme të operacionit ushtarak” të Turqisë në Siri.

Këto komente ajo i bëri gjatë një bisede telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, tha një zëdhënëse e Qeverisë gjermane.

Ndërkohë është raportuar se qindra shtetas të huaj, që kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik (IS) kanë ikur nga një kamp në veri të Sirisë pas ofensivës së forcave turke.

/Gazeta Sinjali/