image Kreu i gastronomëve: Ftohja në terrasa më e dëmshme se Delta - Sinjali

Kreu i gastronomëve: Ftohja në terrasa më e dëmshme se Delta

news image

Ulja e temperaturave ka rritur ankesat e gastronomëve, puna e të cilëve është kufizuar vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka shprehur edhe njëherë pakënaqësinë e tij lidhur me këtë vendim.

Sipas tij, qytetarëve po u shkakton më shumë dëm qëndrimi në ambientet e hapura të kafeneve, sesa varianti Delta i koronavirusit.

“Ma shume po na bon dam ftofja n’terasa t’kafiqave e restoraneve se sa delta”, shkroi Kllokoqi në Facebook.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e kundërshtoi edhe vendimin e fundit të Qeverisë për funksionimin vetëm nga ora 05:00 deri në orën 21:30 në ambientet e hapura.

“E kemi për obligim që edhe në këtë rast, të kontestojmë Vendimin e mbicituar të Qeverisë, i cili për aq sa është i dobishëm për shëndetin publik, është edhe i dëmshëm për shëndetin ekonomik”, u tha në reagimin e kësaj shoqate pasi ishte vendosur kjo masë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin