Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë do të gradojë gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën gjenerallejtënant.
Ceremonia do të mbahet në orën 10:00, njofton Zyra për media e Presidencës.
Bashkim Jashari u emërua nga presidentja Vjosa Osmani për komandant të FSK-së më 30 nëntor, pasi gjenerallejtënant Rrahman Rama dha dorëheqje.