image Kreu i AUV-it deklarohet për vjedhjen e arkës

Kosovë

Kreu i AUV-it deklarohet për vjedhjen e arkës

news image

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë Kosovë është vjedhur një arkë 300 kilogramshe, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast është deklaruar kreu i kësaj agjencie, Naser Krasniqi, në një konferencë për media.

“Mund të konfirmoj se mbrëmë ka pasur një ndërhyrje në AUV nga disa persona të panjohur, diku rreth orës 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit. Persona të paautorizuar kanë ndërhyrë edhe përkundër faktit që agjencia mbrohet nga Policia e Kosovës. Çdo informatë tjetër mund të jetë ndërhyrje në punën e policisë”, tha Krasniqi, ndërsa nuk tregoi se çka ka pasur në arkë.

“Nuk e dimë saktë nga kanë hyrë, por thuhet se nga ana e prapme e objektit. Nuk mund të japim detaje të tjera”, përfundoi ai.

Kujtojmë se, rasti në fjalë është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj. /Gazeta Sinjali/