image Krerët institucionalë me homazhe tek busti në Prishtinë nderojnë veprën e Bob Dole

Kosovë

Krerët institucionalë me homazhe tek busti në Prishtinë nderojnë veprën e Bob Dole

news image

Krerët e institucioneve të vendin kanë bërë homazhe tek busti i senatorit, Bob Dole, si dhe kanë vendosur kurora lulesh me rastin e ndarjes së tij nga jeta.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u shpreh se përkulen para jetës dhe veprës së tij, për shkak të kontributit që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, presidentja, Vjosa Osmani, deklaroi se sot bënë homazhe duke i dhënë lamtumirë njërit prej miqve më të jashtëzakonshëm të Kosovës.

Derisa, kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se Kosova dje e humbi njërin prej miqve më të mirë që pati, meqë në kohët më të rënda, qe senatori Bob Dole, ai që iu bë mik shqiptarëve.

/GazetaSinjali/