image Krerët e shtetit vizitojnë Kodrën e Bebushit, vendi ku 23 vjet më parë ndodhi Masakra e Reçakut - Sinjali

Krerët e shtetit vizitojnë Kodrën e Bebushit, vendi ku 23 vjet më parë ndodhi Masakra e Reçakut

news image

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë qëndruar në Kodrën e Bebushit, vendi ku u krye masakra e Reçakut nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

Presidentja Osmani ka publikuar një fotografi nga vendi ku ndodhi masakra.

“Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, borë dhe pemë
Mund të jetë një imazh i borë dhe natyra

Për të shënuar këtë ditë, presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministri, Albin Kurti bënë homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin