Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi për nder të 14 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Tre krerët e shtetit kanë vendosur kurora lulesh tek varri i Rugovës dhe Demaçit, kurse nuk janë prononcuar për media.
Po ashtu, Osmani, Kurti dhe Konjufca mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe edhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.