Në Teatrin Kombëtar, po bëhen homazhe për ndër të këngëtares Nexhmije Pagarusha e cila vdiq para dy ditësh në moshën 86 vjeçare.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, bëri homazhe para arkivolit të këngëtares shqiptare, duke e nderuar edhe me fjalë pozitive për veprimtarinë dhe suksesin e saj.
Edhe kabineti qeveritar në krye me kryeministrin Albin Kurtin nderuan familjen Pagarusha dhe dashamirët e saj duke bërë homazhe për të.
Ndërkaq, në Teatrin Kombëtar për homazhe ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./ Gazeta Sinjali/