image Krasniqi: Zhgënjimi më i madh është Kurti, për dy vjet qeverisje kanë ikë 200 mijë qytetarë

Politikë

Krasniqi: Zhgënjimi më i madh është Kurti, për dy vjet qeverisje kanë ikë 200 mijë qytetarë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas komentimit të draftit të ri të Asociacionit të cilin e quajti ‘Super – Zajednicë’, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, për të cilin tha se është një zhgënjim i madh për të gjithë të rinjtë të cilët i kanë besuar duke e votuar, e që sot të njëjtit si pasojë e këtij zhgënjimi kanë ikur nga vendi, raporton Gazeta Sinjali.

Siç shprehet Krasniqi, teksa bazohet në të dhënat e fundit nga Instituti GAP, vetëm në dy vitet e fundit nga vendi kanë ikur rreth 200 mijë qytetarë.

“Humbja është e të gjithëve, humbja është e njerëzve që e kanë humb besimin në perspektiven që orfon vendi jonë. Humbja është e njerëzve që po e lëshojnë Kosovën, mbi 200 mijë veç në dy vjet qeverisje të Albin Kurtit. 99 mijë kanë shku vetëm në Gjermani”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi beson se krejt kjo ikje masive nga Kosova ka ndodhur “për shkak të thyerjes së iluzionit” të krijuar nga Albin Kurtit.

/GazetaSinjali/