image Krasniqi-Vitisë: Nuk kam pritur që do të bëhesh vegël e mashtruesve, MSH nuk ka kompetenca për të karantinuar veriun

Kosovë

Krasniqi-Vitisë: Nuk kam pritur që do të bëhesh vegël e mashtruesve, MSH nuk ka kompetenca për të karantinuar veriun

news image

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se karantinimi i Mitrovicës së veriut dhe Zveçanit u bë me vendim të MSH-së e jo të Serbisë.

Krasniqi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka thënë se ministri Vitia mashtroi qytetarët sepse e detyroi Albin Kurti e Xhelal Sfeçla, meqenëse ministri nuk mund të merr vendime të tilla, por vetëm Qeveria.

“Më erdhi keq nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilin shefat e tij, Albin Kurti e Xhelal Sveçla, mbrëmë e detyruan të dalë në një konferencë për media – për t’i mashtruar qytetarët e shqetësuar lidhur me situatën në veriun e vendit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, vendimin për orën policore në veri dhe për karantinim e ka marrë Marko Gjuriq e jo Albin Kurti.

Tutje, Krasniqi e ka pyetur ministrin Vitia se pse ai me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën e Xhelal Sfeçlën morën vendim dhe i dhanë leje Beogradit të dërgoj qindra personel shëndetësor për serbët e Kosovës dhe pse Qeveria e Kosovës nuk e zbatoi reciprocitetin për të dërguar mjekë nga Kosova në Luginë të Preshevës për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve atje?

“Rreth 300 zyrtarë serbë kanë hyrë në Kosovë me lejen tuaj. Madje, pa u verifikuar nëse janë të gjithë vërtet vetëm punëtorë shëndetësorë. Kjo përbën rrezikimin më të madh të sigurisë në Republikën e Kosovës, së paku që nga shpallja e pavarësisë. Çka i thonë kësaj, përveç dorëzim dhe kapitullim? Si nuk kërkuat, së paku, që edhe Kosova të dërgojë mjekë e infermierë në Luginën e Preshevës? A nuk është ky reciprocitet? Pse nuk menduat për shqiptarët e Luginës, të cilët as në kohë të pandemisë nuk e kanë kujdesin e duhur nga institucionet e atjeshme?”, ka shkruar tutje ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/1572129179592166?__tn__=K-R