image Krasniqi thotë se Qeverisë Kurti mund t'i gjenden 200 gabime

Kosovë

Deklaratë/ Krasniqi thotë se Qeverisë Kurti mund t’i gjenden 200 gabime

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kësaj qeverie mund t’i gjenden 200 gabime nëse marrin e i shohim vendimet në stilin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

“200 gabime mund të jenë të qeverisë Kurti nëse e marrim në stilin e Kurtit duke i parë vendimet. Dëmin kjo qeveri e ka bërë përtej ekzistencës së vetë. E vërtetë është që kjo qeveri ka qenë jetëshkurtër formalisht, por dëmet kanë qenë të pashmangshme”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se gabimet kryesore të Qeverisë Kurti, janë vënia në rrezik e raportit me Serbinë pasi nuk ka marrëveshje si dhe prishja e raportit me SHBA-në.

“Ka ardhur një situatë raporti mes Serbisë dhe Kosovës është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Pa dialog, pa marrëveshje. Plani ndërkombëtar ka arrit me e sjell në nivelin më të ulët ndonjëherë, në këtë rast është raporti me SHBA-në. Kjo qeveri e ka shkelur dy herë Kushtetutën, për më pak se dy muaj e shkel dy herë Kushtetutën”, tha Krasniqi në Pressing./ Gazeta Sinjali/