image Krasniqi takohet me shefin e ri të EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë

Politikë

Krasniqi takohet me shefin e ri të EULEX-it, flasin për situatën e sigurisë

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në takim shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Krasniqi ka bërë të ditur se me Barbanon folën për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit e rolin e EULEX-it në Kosovë.

Kujtojmë se Barbano u emërua shef i ri i EULEX-it në Kosovë më 13 qershor, i cili e zëvendësoi Lars-Gunnar Wigemark.

/GazetaSinjali/