image Krasniqi reagon pas shifrave nga UNDP: 76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës

Politikë

Krasniqi reagon pas shifrave nga UNDP: 76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të raportit të “Pulsit Publik” të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku u shfaqën të dhëna anketuese të opinionit në prill të vitit 2023. 

Sipas kësaj, ka një rritje pozitive të kënaqëshmërisë me punën e institucioneve të vendit megjithëse nuk ka rritje të kënaqshmërisë për drejtimin politik të vendit.

Drejtuar këtij raporti, Memli Krasniqi ka thënë se 76.8 % të qytetarëve nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të Kosovës.

Ai ka thënë se u dëshmua ajo të cilën PDK e ka thënë vazhdimisht dhe zëshëm kohëve të fundit, se qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me drejtimin politik të vendit dhe se kjo Qeveri, përjashtuese me aleatë ndërkombëtarë dhe koordinuese me kriminelë, nuk është duke përfaqësuar vullnetin e tyre.

Sipas Krasniqit, nga Pulsi Publik i UNDP, 45.6% të qytetarëve të Kosovës nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin politik të vendit, ndërkaq, derisa 31.2 kanë preferuar të mbesin neutral, vetëm 23.2% janë shprehur të kënaqur në përgjigjet e tyre.

Tutje i pari i PDK-së ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas tij do t’i sillnin vendit një Qeveri të përgjegjshme dhe kredibile, e cila, përmes veprimeve të saj, do ta rikthente Kosovën në drejtimin e duhur politik – drejt integrimit të paalternativë euro-atlantik.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/