image Krasniqi: Qeveria aktuale i ka sjellë regres Kosovës, PDK do ta rikthej modelin efektiv të qeverisjes

Politikë

Krasniqi: Qeveria aktuale i ka sjellë regres Kosovës, PDK do ta rikthej modelin efektiv të qeverisjes

news image

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do ta rikthej në nivel qendror modelin efektiv të qeverisjes, sipas tij, që mban fjalën, kryen punë edhe ua lehtëson jetën e qytetarëve.

Ai kështu u deklarua pasi qëndroi në Komunën e Gjakovës, ku ka takuar sipërmarrës, prodhues dhe udhëheqës të qendrave  inovative në këtë komunë.

“Unë jam i impresionuar nga puna që është bërë në të gjitha këto qendra e ndërmarrje të cilat i vizitova sot dhe me të vërtetë, na takon secilit, pavarësisht pozicionit, që të jemi pranë ndërmarrësve, të jemi pranë inovatorëve, që të jemi pranë qytetarëve, për të lehtësuar jetën e tyre, sepse modeli qeverisës ekzistues është model, i cili ka sjellë vetëm regres”.

“Ndërsa, ne besojmë që do të rikthejmë modelin efektiv të qeverisjes, si një qeveri e cila e mban fjalën, që kryen punë edhe që lehtëson jetën e qytetarëve, ashtu siç po bëjmë në të gjitha komunat të cilat udhëhiqen nga kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Krasniqi.

/GazetaSinjali/