image Krasniqi pret Hovenierin: Kjo Qeveri e ka humbur rrugën dhe kredibilitetin, zgjedhjet alternativa e vetme

Politikë

Krasniqi pret Hovenierin: Kjo Qeveri e ka humbur rrugën dhe kredibilitetin, zgjedhjet alternativa e vetme

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur sot në selinë e PDK-së, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

I pari i PDK-së ka bërë të ditur se me Hovenier kanë diskutuar rreth situatës aktuale në vend, qëndrimet e partisë të cilën e udhëheq dhe veprimet e nevojshme përpara,

Sipas Krasniqit, veprimet e pakoordinuara të qeverisë, shkaktuan sanksione dhe e dëmtuan imazhin e vendit.

Tutje, ai ka thënë se zgjedhjet janë alternativa e vetme në këtë situatë.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e PDK-së, kam pritur ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Situata aktuale politike, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe veprimet e nevojshme përpara, drejt rikthimit të Kosovës në kursin pa alternativë euro-atlantik, ishin tema të diskutimit tonë.

Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombetarë, janë tërësisht të papranueshme.

Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi.

PDK vlerëson se kjo Qeveri e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, zgjedhjet e parakohëshme janë alternativa e vetme.

Ambasadorin amerikan e falënderova për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve tanë dhe e sigurova se PDK do të angazhohet fuqishëm që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të luaj rrolin e saj konstruktiv në shërbim të këtij interesi.

/GazetaSinjali/