image Krasniqi për Nishanin: Ndër burrështetasit më të mëdhenj të Shqipërisë

Sociale

Krasniqi për Nishanin: Ndër burrështetasit më të mëdhenj të Shqipërisë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen Nishani pas vdekjes së ish-presidentit, Nishani, raporton Gazeta Sinjali.

Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllime në emër të PDK-së për familjen e miqtë e tij. Kryetari i PDK-së ka lartësuar veprën e ish-presidentit Nishani, duke e cilësuar atë si “ndër burrështetasit më të mëdhenj të Shqipërisë”.

Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë. Me dhembje mora lajmin e trishtë për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për miqtë e bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe ngushëllime të shumta drejt familjes Nishani janë bërë edhe nga shumë figura tjera publike.

/GazetaSinjali/