image Krasniqi pas mbledhjes së përbashkët: Kujtojmë dhe nderojmë heronjtë që e mundësuan këtë ditë

Politikë

Krasniqi pas mbledhjes së përbashkët: Kujtojmë dhe nderojmë heronjtë që e mundësuan këtë ditë

news image

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka uruar shqiptarët në prag të 28 Nëntorit, 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar shqiptarët të cilët me rezistencë dhe sakrificë jetësuan aspiratat shekullore.

“Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare. Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skënderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.

“Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit. Urime shqiptarë”, përfundoi Krasniqi.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/pfbid0aMAfb1XUaRaiPeE8GaxQpNGK9S31A2uBD4pgetbd3VFEpgEZ8Z17nZNcpfoX2LLTl

/GazetaSinjali/