image Krasniqi: Opozita s'po e rrëzon qeverinë, do të votojmë pro mocionit

Kosovë

Kuvendi/ Krasniqi: Opozita s’po e rrëzon qeverinë, do të votojmë pro mocionit

news image

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur të paaftë qeverinë e cila sot pritet të rrëzohet në Kuvend.

Krasniqi tha se qeverinë nuk po e rrëzon opozita, por kryeministri dhe qeveria po vetërrëzohen, derisa ka shtuar se PDK do të votojë pro mocionit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Partnerët e koalicionit krijuan krizë mbi krizë”.

“Nuk është opozita, por vet qeveria që po e rrëzon vetveten. PDK-ja dhe opozita nuk e kanë kërkuar rrezimin”, ka thënë ai.

“Ky është akt i vetdorëzimit të kryeministrit përballë sfidave me të cilat po përballet vendi ynë”.

“PDK do të votojë pro mocionit sepse kjo ka qenë qeveria më e paaftë dhe meriton të ikë sa më shpejt”, ka deklaruar Krasniqi. /Gazeta Sinjali/