Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë, për të cilën bashkësia ndërkombëtare po kërkon me ngulmë që të hiqet.
Në pyetjen e analistëve në Debat Plus, nëse PDK do ta heqë taksën, po apo jo, ai ka thënë se nuk është në kuiz të përgjigjet me mohim ose pohim.
“Taksa s’ka mu e u heqë kurrë, ka me u suspendu ndoshta me një moment por me u heqë jo. Kur e kemi vendosë këtë tarifë është vendosë si mjet me e kundërshtua Serbinë në agresionin diplomatik ndaj Kosovës mes tjerash, por fatkeqësisht taksën e kanë kthy në qëllim, Haradinaj e ka kthy në qëllim dhe këtu është gabimi esencial,”ka vlerësuar Krasniqi.
Ai më tutje ka theksuar se për PDK-në, partneriteti me aleatët është më i rëndësishëm se sa përfitimet momentale ose në një cikël zgjedhor.
“Nëse PDK vjen në pushtet ne në asnjë mënyrë nuk e rrezikojmë raportin me SHBA-të por as me BE-në” tha Krasniqi.
Por analistët kanë insistuar në përgjigje konkrete nëse PDK do ta heqë taksën nëse vije në pushtet, insistim ky që e tensionoi Krasniqin.
“Taksa s’ka me u heqë, mos boni kuiz o burrë, kuiz jeni tu dashtë me bo,” ka përfunduar Krasniqi./Sinjali/