image Krasniqi nga Haga: Shënimi i 15-vjetorit nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që sakrifikuan për liri

Politikë

Krasniqi nga Haga: Shënimi i 15-vjetorit nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që sakrifikuan për liri

news image

Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë ka njoftuar se ka vizituar ish-liderët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas tij, shënimi i 15-vjetorit nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që sakrifikuan për lirinë dhe që ngritën themelet e shtetit tonë.

Po ashtu ai ka uruar që të gjithë çlirimtarët, përfshirë edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, që t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtare.

Postimi i plotë i tij:

Shënimi i 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk mund të ishte i plotë pa i uruar ata që tërë jetën punuan e sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë sot dhe që ngritën themelet e shtetit tonë – Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Javën e Pavarësisë e përmbylla në Hagë, aty ku çlirimtarët e Kosovës po zhvillojnë betejën e tyre të fundit për të vërtetën e luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

Duke rikujtuar së bashku momentin dhe emocionet e 17 Shkurtit të vitit 2008, por edhe aspiratat që i kemi përmbushur në vijim, urova që Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi dhe të gjithë çlirimtarët e tjerë t’i kemi në Kosovë në festat e ardhshme, si triumfues e fitimtarë.

Përherë falënderues për kontributin e tyre të pashoq për Kosovën!

/GazetaSinjali/